Kontratën, sot e nënshkroi drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore, z. Lupço Georgievski dhe nënkryetari i kompanisë turke “Asellsan” z. Suat Bengur në prani të zëvendës kryeministrit dhe ministrit për financa z. Zoran Stavrevski dhe ministrit për transport dhe lidhje z. Mile Janakieski.
Investimi është në vlerë prej 18,7 milion euro, prej të cilave 15,8 milion euro, Qeveria e Republikës së Maqedonisë i siguroi përmes huazimit nga Banka Evropiane për përtëritje dhe zhvillim, kurse pjesa tjetër prej 2,9 milion euro janë mjete buxhetore.
Me kontratën është paraparë rekonstruksioni, zgjerimi dhe modernizimi i stacioneve ekzistuese pagesore në Korridorin 10: Petrovec, Sopot dhe Otovicë, dislokimi, modernizimi dhe dyfishimi i shiritave pagesore në stacionet në Ramanli dhe Gradsko, si dhe ndërtimi i dy stacioneve të reja pagesore në Demir Kapi dhe Gjevgjeli.
– Nënshkrimi i kontratës paraqet një hap progresiv i Qeverisë në drejtim të investimeve në infrastrukturën transportuese edhe atë në arterien më të rëndësishme transportuese në Maqedoni – Korridori 10, përmes të cilit realizohet 70 përqind e tregtisë së përgjithshme të mallrave në shtetin tonë, theksoi pas nënshkrimit të kontratës, zëvendës kryeministri z. Stavrevski.
Sipas ministrit për transport dhe lidhje, z. Janakievski, edhe përskaj faktit se do të implementohet mënyra e automatizuar e pagesës me përjashtim të tërësishëm të faktorit njeri, asnjë i punësuar në Ndërmarrjen publike nuk do të mbetet pa punë.
Drejtori i NP për rrugët shtetërore, z. Georgievski theksoi se me ndërtimin, rikonstruksionin dhe modernizimin e stacioneve pagesore dhe me instalimin e sistemit elektronik të pagesës së taksës rrugore në autostradën Aleksandri i Maqedonisë, do të mundësohet qarkullimi i përshpejtuar i automjeteve në punktet e pagesës së taksës rrugore, dhe me këtë do të shkurtohet në minimum koha e kalimit nëpër të njëjtin.
Sipas nënkryetarit të “Asellsan”, sistemi i cili do të implementohet nga ana e tyre, tani më është një sistem i zbatuar në praktikën e pagesës automatike në stacionet e pagesës së taksës rrugore dhe i njëjti shfrytëzohet më gjatë se 15 vite në kushte të trafikut të dendur në Turqi.
– Sistemi që do të realizohet në Maqedoni është një version edhe më i avancuar i këtij sistemi. “Asellsan” shpreson se projekti gjithashtu do të ndihmoj edhe për avancimin e raporteve të mira mes dy shteteve, theksoi z. Bengur.
Për një vit e gjysmë, pagesa në stacionet pagesore përgjatë Korridorit 10 duhet të zhvillohet tërësisht në mënyrë elektronike përmes kartelave – smart jo kontaktuese dhe përmes transmetuesve në valë të ulëta me të cilët vozitësit do të mund të kalojnë me zvogëlim të shpejtësisë së qarkullimit pa ndalesa.