Skip to content

Filluan aktivitetet e sivjetme për ndriçimin e udhëkryqeve në rrugët shtetërore

Me qëllim të ngrihet niveli i shërbimeve të shfrytëzuesve të rrugëve, por para se gjithash, në drejtim të rritjes së sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion edhe këtë vit Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore e vazhdoi projektin për ndriçimin e udhëkryqeve në rrugët shtetërore.

Ndriçimi i 12 udhëkryqeve në akset rrugore rajonale me mbështetjen e Bankës Botërore ka filluar dhe pritet që këto aktivitete të përfundojnë deri në mesin e shtatorit të këtij viti. Bëhet fjalë për udhëkryqet Orizari, Istibanja, Udovo, Asamati, Ljubojno, Makedonski Brod, Pelince, Vinica, Lakvica, Rosoman dhe udhëkryqi Karposh-Kumanovë. Gjatësia e përgjithshme e rrugës së ndriçuar e këtyre 12 udhëkryqeve arrin 10.200 metra, kurse do të vendosen gjithsej 255 shandanë njëkrahësh dhe dykrahësh. Investimi është në vlerë prej 36 milionë denarë.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Aleksandar Stojanov, sot i shikoi aktivitetet ndërtimore në udhëkryqin Karposh-Kumanovë në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë, si dhe në udhëkryqin Pelince në pjesën rrugore Kumanovë-Pelince. Në udhëkryqin e Karposhit, aktivitetet janë në fazën e vonuar dhe është duke u punuar në vendosjen e shandanëve, kurse në udhëkryqin e Pelincës ka përfunduar me vendosjen e betonit në fondamentet për shandanë, me ç’ka do të fillojë me vendosjen e tyre.

Paralelisht kanë filluar punët ndërtimore edhe në udhëkryqet Asamati, Ljubojno dhe Suvodoll-Makedonski Brod, kurse planifikohen aktivitetet për fillimin edhe të udhëkryqeve Orizari, Istibanja dhe në hyrje të Vinicës.

   

Pjesë: