Skip to content

Rustemi:” Seksionit të autostradës Katllanovë – Petrovec i shtohet edhe nji korsi”

Qëllimi i rehabilitimit të seksionit të autostradës Katllanovë-Petrovec është që të rrit nivelin e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik. Dhjetë kilometrat që po rehabilitohen nga të dyja anët do të zgjerohen dhe me nga një korsi shtesë, me atë që do të kemi një seksion të plotë të autostradës sipas të gjitha standardeve.
Drejtori I Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Ejup Rustemi dhe ministri I transportit dhe lidhjes Bllagoja Boçvarski inspektuan punimet ndërtimore.

Rustemi njoftoi se zgjerimi me një korsi të tretë bëhet në shiritin e brendshëm të gjelbërt të autostradës me qëllim që të shmanget shpronësimi.
Në rrugën automobilistike nga ana e majtë, po rrënohet ura  ekzistuese mbi kanalin e Rëzhanicës shkaku se ka vetëm dy korsi dhe do të ndërtohet një urë e re me tre korsi. Tani në linjën e poshtme të urës po punohet dhe janë betonuar 4 shtylla për themel të urës së re, tre mbajtës kryesore dhe po armirohen edhe mbajtësit tjerë. Gjithashtu, rehabilitimi do të kryhet edhe në rrugën automobilistike nga ana e djathtë, ndërsa para kryqëzimit të Katllanovës në një gjatësi prej rreth 460 metrash  rruga do të zgjerohet me një korsi shtesë, ndërsa në urën mbi kanalin e Rëzhanicës do te kryhet vetëm rehabilitim – tha Ejup Rustemi drejtor i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.

Vlera e investimit në aktivitetet për rehabilitim dhe zgjerim të seksionit në gjatësi prej 10 km është 7.2 milion denarë.
“Ky seksioni i Korridorit 10-të pjesë e korridoreve Evropiane, është një lidhje tranziti shumë e rëndësishme për ne dhe kjo është mënyra për të pas  një autostradë cilësore, moderne dhe të sigurt nëse duam të mbajmë pozicionin strategjik në vend në pjesën tranzit të këtij Korridori. “tha ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski.

Beton është kontraktori, ndërsa GIM është mbikëqyrësi kryesor së bashku me Euroconsulting dhe IRD. Ne presim që në periudhën që pason kur kushtet e motit do të përmirësohen,  të përshpejtohet ritmi i ndërtimit  me qëllim që të kemi një seksion të sigurt dhe të shpejtë të autostradës.

Pjesë: