Skip to content

NDJEKIM PROGRES: Sanimi i urës mbi lumin Vardar (pranë fshatit Zdunje)

​Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore po sanon urën mbi lumin Vardar (pranë fshatit Zdunje) në rrugën shtetërore A2, segmenti Gostivar – Strazhë.

​Konkretisht, gjendja e kësaj ure 50-metërshe ka kohë që nevojitet sanim urgjent për shkak të forcimit të saj, me ç’rast do të rritet siguria e saj, si dhe siguria e pjesëmarrësve në komunikacion që gravitojnë në këtë aks rrugor.

Bëhet fjalë për një korsi me gjerësi 8 metra dhe trotuare 1.20 metra, të cilat në projekt janë parashikuar të sanohen plotësisht. Kontraktori i punimeve PELAGONIJA AD Gostivar dhe mbikëqyrësi GEING DOO Shkup tashmë kanë kryer rreth 50% të aktiviteteve ndërtimore dhe aktualisht po punohet në anën e majtë të urës në drejtimin nga Gostivari për në Strazhë, ku po punohet në:

  • ​strukturën e poshtme të urës
  • po sanohet trau kryesor i majtë
  • po bëhet betonimi i një pjese të trarëve sekondarë
  • po sanohet pllaka e sipërme e betonit të urës, pas së cilës do të vijë vendosja e një shtrese të re asfalti, etj.

​Pas përfundimit të aktiviteteve ndërtimore në anën e majtë, do të vazhdohet me aktivitetet në anën e djathtë.

 

Aktualisht, për shkak të aktiviteteve ndërtimore, ka regjim të përkohshëm të komunikacionit dhe duke pasur parasysh frekuentimin e këtij aksi rrugor, NPRrSH apelon për ndjekje të kujdesshme të sinjalizimit të komunikacionit si dhe për durim.

​Ndryshe, vlera totale e projektit për sanimin e urës mbi lumin Vardar (pranë fshatit Zdunje) në rrugën shtetërore A2, segmenti Gostivar – Strazhë, arrin në vlerë prej 41.149.154,50 denarë.

 

 

Pjesë: