Skip to content

NDJEKIM PROGRES: Po zgjerojmë korsinë dhe po rrisim sigurinë në drejtimin rrugor R2234 nga Dollno Tateshi deri në Misllodezhdë

Me qëllim të rritjes së ndjeshme të sigurisë në komunikacion dhe përmirësimit të nivelit të shërbimeve për banorët që gravitojnë drejt Komunës së Strugës, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) në Programin për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore ka ndarë 20 milionë denarë për sanimin e rrugës rajonale R2243. Ky drejtim rrugor përfaqëson një lidhje kyçe për popullsinë lokale, pasi kalon nëpër disa vendbanime dhe ka rëndësi teje të madhe për udhëtim të përditshëm të qytetarëve, furnizimin me mallra dhe zhvillimin e turizmit në rajon.

Mjetet e planifikuara do të shfrytëzohen për sanimin e plotë të segmentit që shtrihet nga fshati Dollno Tateshi deri në Misllodezhdë, në gjatësi prej 3.500 metrash. Projekti parasheh ndërhyrje ndërtimore me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe mundësimin e lëvizjes më të sigurt dhe më efikase të automjeteve.

Aktivitetet ndërtimore, të cilat po i realizon NP “Rrugët e Maqedonisë”, përfshijnë zgjerimin e korrsisë nga 3.8 metra në 5 metra, gjë që do të mundësojë kalim më të lehtë të automjeteve dhe do të zvogëlojë rrezikun nga aksidentet rrugore. Për nevojat e projektit është paraparë gërmimi i 3.000 metra kub material dheu, vendosja e 900 metra kub tampon për stabilizimin e shtresës dhe asfaltim me gjithsej 1.200 ton asfalt.

Me realizimin e këtij investimi do të përmirësohet cilësia e rrjetit rrugor, do të lehtësohet qasja në vendbanimet rurale, dhe njëkohësisht do të nxitet zhvillimi ekonomik dhe do të përmirësohen kushtet për jetesë të popullsisë lokale. Për më tepër, infrastruktura e përmirësuar do të mundësojë komunikim më të shpejtë dhe më të sigurt në nivel lokal dhe rajonal.

 

Pjesë: