Rruga magjistrale A4 i cili shpien nga Strumica deri në kufirin e Bullgarisë ka rëndësi strategjike për Maqedoninë Juglindore, për shkak se përfaqëson një korridor të rëndësishëm për qarkullimin ekonomik dhe komunikacionin ndërmjet vendit tonë dhe fqinjit lindor. Kjo lidhje rrugore luan rol kyç në zhvillimin e ekonomisë lokale, përmirësimin e ofertës turistike, si dhe në krijimin e mundësive të reja afariste.
Pikërisht për këtë arsye, për sanimin e pjesëve më të dëmtuara të rrugës magjistrale A4, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) për vitin 2025 ka siguruar mjete në vlerë prej 30 milionë denarësh. Këto mjete janë përdorur për përmirësimin e tre segmenteve të këtij drejtimi rrugor
Sanimi përfshiu pjesët pranë kryqëzimit të Robovës, nga fshati Sekirnik drejt fshatit Sushicë, si dhe rrugën përmes fshatit Novo Sellë, në gjatësi prej rreth 2 kilometrash dhe me gjerësi të ndryshueshme të korsisë prej rreth 6.5 metra. Në total, janë rinovuar 10.500 metra katrorë sipërfaqe asfalti, me gërvishtjr të plotë të shtresave të vjetra dhe të dëmtuara dhe vendosje të 2.000 tonëve asfalt të ri.
Zbatues i punimeve është Ndërmarrja Publike për Mbrojtje dhe Mirëmbajtje të Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale (NP “Rrugët e Maqedonisë”).
Sanimi i segmenteve, në pjesën pranë kryqëzimit të Robovës, nga fshati Sekirnik më drejtim të fshatit Sushicës dhe në fshatin Novo Sellë, do të mundësojë lëvizje më të shpejtë, më të lehtë dhe më të sigurt për të gjithë udhëtarët dhe shoferët. Infrastruktura e rinovuar do të rrisë sigurinë, do të zvogëlojë kohën e udhëtimit dhe do të përmirësojë komoditetin e komunikacionit, gjë që do të reflektoj pozitivisht jo vetëm te popullsia lokale, por edhe te bizneset që varen nga kjo rrugë.