Skip to content

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore hap sezonin e ndërtimit edhe në Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale (NJVL), gjegjësisht komunat

Fokusi ynë nuk është vetëm në rrugët shtetërore dhe magjistrale, por Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore po punon në mënyrë intensive edhe në rehabilitimin e rrugëve rajonale në komunat që kalojnë nëpër zonat rurale.


Në këtë drejtim, në kuadër të Programit vjetor të NPRRSH-së për vitin 2025, konkretisht përmes marrëveshjes me Ndërmarrjen Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistral dhe Rajonale ( Rrugët e Maqedonisë) ndahen mjete edhe për rehabilitimin e drejtimeve rajonale rrugore në Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale (NJVL) gjegjësisht komunat.


Këtë vit, në kuadër të këtij programi për komunën e Kumanovës, janë planifikuar gjithsej 85 milionë denarë për rehabilitimin e disa segmenteve dhe atë në drejtimet rrugore:
1. R29277 Bellakovcë – Kleçovcë – 35 milionë denarë
2. R2136 Pçinjë – Vakëv – 30 milionë denarë
3. R1104 Kumanovë Tranzit ( rrg. Nikolla Teslla) 20 milionë denarë

Aktivitete ndërtimore tashmë kanë filluar në disa nga këto drejtime rrugore, konkretisht tashmë po punohet në Bellakovce – Klleçovcë dhe në rrugën Nikolla Teslla.


Gjegjësisht, në rrugën Nikolla Teslla e cila është tranzit në Kumanovë në drejtimin rrugor rajonal Kumanovë – kufiri me Serbinë, është planifikuar heqja e asfaltit të vjetër dhe vendosja e një shtrese të re në gjatësi prej 1.450 metra me gjeresi të ndryshueshme nga 6,5 deri në 9 metra, gjegjësisht prej rreth 10.000m2.

Pas përfundimit të këtyre segmenteve, NPRRSH planifikon të vazhdojë me rehabilitimin e segmentit nga fshati Pçinja drejt fshatit Vakëv. Këto aktivitete ndërtimore po realizohen nga Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale ( Rrugët e Maqedonisë).

Pjesë: