PLAN PËR PROKURIME PUBLIKE print

Kryerja e prokurimeve publike në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore realizohet në përputhje me:
 
  • Ligjin për prokurime publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 136/07, 130/08, 97/10, 53/11, 185/11 dhe 148/13).

Gjithashtu, përdoren edhe aktet nënligjore:

  • Vendim për përcaktim të listës indikative të organeve kontraktuese;
  • Rregullore për shërbimet të cilat u përkasin kontratave për prokurime dhe shërbime publike;
  • Rregullore për llojet e aktiviteteve ndërtimore të cilat i përkasin prokurimit publik;
  • Rregullore për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e përgatitjes së Planit vjetor për prokurime publike;
  • Rregullore për mënyrën e vlerësimit të shumës së kontratave për prokurim publik;
  • Rregullore për përmbajtjen e dokumentacionit të tenderëve;
  • Rregullore për procedurën për hapje të ofertave dhe formularin për procesverbal të hapjes së ofertave;
  • Rregullore për formën dhe përmbajtjen e raportit për procedurën e zbatuar;
  • Metodologji për shprehje të kritereve për dhënien e kontratës për prokurim publik me pika;
  • Rregullore për formën dhe përmbajtjen e njoftimit, lajmërimit për anulim të procedurës dhe formularin për evidentim të procedurave të kërkesës për oferta;
  • Rregullore për formën dhe përmbajtjen e njoftimeve dhe lajmërimeve për dhënien e kontratave për prokurim publik;
  • Rregullore për mënyrën e përdorimit të sistemit elektronik për prokurime publike;

 

Pjesë:

© 2014, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.