HIERARKIA E ORGANIZATËSprint

Që të sigurohet funksionim efikas gjatë kryerjes së detyrimeve, në kuadër të Ndërmarrjes publike funksionojnë:

  • Departamente të pavarura – njësi organizuese të cilat nuk janë në kuadër të ndonjë sektori, por janë nën juridiksion të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Ndërmarrjes Publike
  • Sektore të pavarura – njësi organizuese nën juridiksion të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Ndërmarrjes Publike
  • Sektore – njësi organizuese nën juridiksion të drejtpërdrejtë të Ndihmës - Drejtorit
  • Departamente në kuadër të sektorëve

Me qëllim që të kryhen punët në lidhje me arkëtimin e taksës rrugore, Ndërmarrja publike ka filiali – pika pagësore, të cilat në qarkullimin juridik nuk janë persona juridikë dhe nuk veprojnë mëvetësisht.

I. Sektor i pavarur është:

  1. Sektori për çështje financiare në kuadër në të cilin funksionojnë departamentet në vijim:
  • Departament për pagesa ndërkombëtare dhe ndjekje të kontratave me institucionet ndërkombëtare financiare
  • Departament për Planifikim dhe Analiza Financiare
  • Departament për Kontabilitet dhe Pagesa

II.  Departamente të pavarura janë:

  1. Departamenti për Revizion të Brendshëm
  2. Departamenti për Teknologjitë e Informimit dhe Komunikimit
  3. Departamenti për Kontroll

III. Sektorët e Ndërmarrjes Publike nën juridiksion të drejtpërdrejtë të ndihmës-drejtorit, në kuadër të cilave funksionojnë departamente të ndryshme janë:

  1. Sektori për çështjet juridike, përgatitje të veprimeve për shpronësim, menaxhim me burimet njerëzore dhe çështje të përgjithshme
  • Departamenti për Çështjet Juridike dhe Përgatitje të Veprimeve për Shpronësim
  • Departamenti për menaxhim me burimet njerëzore dhe çështje të përgjithshme
  1. Sektori për prokurime publike
  • Departamenti për prokurime publike

  1. Sektori për mirëmbajtje të rrugëve, sinjalizim rrugor, mbrojtje rrugore dhe arkëtim të taksës rrugore
  • Departamenti për mirëmbajtje të rrugëve dhe sinjalizim rrugor
  • Departamenti për mbrojtje rrugore
  • Departamenti për arkëtim të taksës rrugore
  • Departamenti për mirëmbajtje të instalimit elektrik dhe analizë të qarkullimit
  1. Sektori për investime
  • Departamenti për investime dhe ndërtim të rrugëve
  • Departamenti për planifikim, ndjekje dhe administrim të dokumentacionit teknik
  • Departamenti për menaxhim të projekteve ndërkombëtare
  • Departamenti për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe aspektet shoqërore
Pjesë:

© 2014, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.