ZHVILLIMI HISTORIKprint

Në periudhën pas luftës prej vitit 1945 deri në vitin 1957, rrugët në Maqedoni kanë qenë në gjendje katastrofale. Hapat e para në procesin e rikonstruksion të rrugëve janë bërë nga ana e seksioneve për rrugë të sapoformuara në atë kohë, me seli në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Veles, Shtip, Manastir dhe Ohër.

Koordinimin e punës së seksioneve në atë periudhë e bën Drejtoria e Republikës për Rrugë, e cila, përveç punëve të tjera, u kujdesej edhe për kalueshmërinë dhe mirëmbajtjen e rrjetit themelor rrugor. Detyra e saj primar ka qenë riparimi dhe rikonstruksioni i një pjese të rrugëve, dhe si rezultat të kësaj janë modernizuar më shumë se 200 km të rrugëve.

Për periudhën prej vitit 1958 deri në vitin 1965 është karakteristike që punët intensifikohen më shumë. Në vitin 1966 është miratuar programi i pare për ndërtim të rrugëve, dhe kjo do të thotë se po fillohet të punohet me plan dhe në mënyrë afatgjate. Meritën kryesore për atë e kanë Ministria e atëhershme për qarkullim dhe Drejtoria për ndërtim të autostradës “Vëllazërimi – Bashkimi”, e cila shtrihet në Maqedoni në gjatësi prej 162 km.

Në prill 1965 u formua Fondi Republikan për Rrugë, dhe deri në atë kohë janë ndërtuar, riparuar dhe modernizuar rrugët në gjatësi prej 611 km.

Në vitin 1966 për here të pare ndërmarrjet për rrugë integrohen në një ndërmarrje, “Makedonija Pat”. Në të njëjtën periudhë është përgatitur edhe programi pesë vjeçare për rikonstruksion të rrjetit rrugor deri në vitin 1970. Funksionet për investime për realizim të këtij programi deri në vitin 1969 kanë qenë nën juridiksionin e “Makedonija Pat”, ndërsa në vitin 1970 i ndërmerr Fondi Republikan për Rrugë. 

Sipas programit me të cilin ishte parashikuar që të realizohen 425,4 km. deri në vitin 1970, u ndërtuan dhe  bën rekonstruksionin e gjithsej 372,4 km. kurse 52 km. të tjera u realizuan në vitin 1972.

Puna për rikonstruksioni të rrjetit rrugor nuk ndalet këtu. Në periudhën deri në vitin 1975 punohet intensivisht, siç mund të vërehet prej 11 rrugëve të reja, me gjatësi prej 537 km. Në atë periudhë, për zbatim të programit financiar është formuar Këshill për ndërtim, mirëmbajtje dhe rikonstruksioni i  rrugëve, në kuadër të cilit ishte organizuar dhe ka funksionuar edhe shërbim profesional.

Detyra primare e Këshillit në periudhën që vjen është ndërtimi i autostradës Vëllazërimi – Bashkimi. Ky projekt i rëndësishëm është realizuar deri në vitin 1980, me huamarrje për rrugë, si dhe participimit të të gjithë banorëve të Republikës. Përveç këtij projekti të madh, janë ndërtuar edhe rrugë me gjatësi prej 431 km dhe rrugë lokale në gjatësi rekorde prej 1.537 km

Realizimin e projekteve të parashikuara në programin afatmesëm për periudhën prej vitit 1981 deri në vitin 1986, e ndërmerr Institucioni Republikan Vetëqeverisës Mbrojtëse (SIZ) për rrugë, i cili u formua në atë periudhë.  Në atë kohë, SIZ-i e ndërmori koordinimin e plotë të ndërtimit, rikonstruksionit dhe modernizimit të rrugëve. Në këtë periudhë janë ndërtuar më shumë se 630 km rrugë për në fshatrat, kurse në vendet kritike janë vendosur pika të reja për mirëmbajtje të rrugëve.

Periudhën e kaluar, një pjesë e rrugëve janë ndërtuar me financa të huazuara nga jashtë shtetit, kurse për periudhën deri në vitin 1988 është karakteristike që ndërtimi i rrugëve realizohet me financa të veta. Për here të parë, mjetet e grumbulluara prej taksave rrugore prej pikës pagesore të autostradës Kumanovë – Veles shfrytëzohen si të ardhura. Në të njëjtën kohë është përfunduar edhe ndërtimi i pikave pagesore Kumanovë, Sopot, Otovicë.

Edhe pse punohej me teknologji të vjetër dhe me financa minimale, gjithsesi hapat e para në investim dhe ndërtim të rrjetit rrugor në Maqedoni janë bërë në mënyrë të suksesshme. Në përgjithësi, zhvillimi i rrjetit rrugor në periudhës pas luftarake është realizuar me sukses fale këmbënguljes së madhe të SIZ-it për rrugë.

Me marrjen e Ligjit për rrugët publike në vitin 1996, deri në vitin 2008, funksionon Fondi për Rrugë Magjistrale dhe Rajonale të Republikës së Maqedonisë.

Me marrje të Ligjit për rrugë publike më 11 korrik 2008, u themelua Agjencisë për Rrugë Shtetërore si pasardhës ligjor të Fondit për Rrugë Magjistrale dhe Rajonale të Republikës së Maqedonisë.

Me ndryshimet në Ligjin për rrugë shtetërore më 27 dhjetor 2012, u themelua Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, e cila i ndërmerr të drejtat dhe detyrimet, nëpunësit, prona, financat dhe arkivin e Agjencisë për Rrugë Shtetërore.

Pjesë:

© 2014, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.